Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ç’po ndodh në Korçë? Regjistrohen tre lëkundje tërmeti në 40 minuta

ë tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Korçës.

Pak më parë EMSC raportoi se një tërmet me magnitudë 3.0 u regjistrua në afërsi të zonës së Maliqit, rreth orës 20:10.

Ndërkohë, rreth orës 20:50 janë regjistruar të tjera lëkundje të lehta, me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, 4 km në juglindje të Korçës.

Po ashtu, sipas EMSC, edhe rreth orës 20:43 janë shënuar lëkundje të tjera, por nuk ka informacione të detajuara mbi magnitudën dhe epiqendrën e saktë, por referuar komenteve, raportohet se kjo lëkundje sizmike ka ndodhur në zonën e Korçës sërish.

Leave a Reply