Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ç’po ndodh në Itali? Rritet për të dytën ditë rradhazi numri i viktimave nga koronavirusi, shtohen rastet e reja

Vijon të ketë luhatje bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali, ku këtë të martë është rritur për të dytën ditë rradhazi numri i vde kjeve.

Dy ditë më parë u raportua numri më i ulët i vde kjeve brenda një dite që prej datës 15 mars, ku u konfirmuan 260 viktima.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile konfirmoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 382 persona, ose 49 viktima më shumë se një ditë më parë, ku u regjistruan 333 jetë të humbura.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të martë në 27,359.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 201,505.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 68,941 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 1863 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive. Duhet theksuar për prej disa ditësh numri i personave të shtruar në spital dhe terapi intensive vijon të ulet.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar plotësisht nga koronavirusi mbi 2300 pacientë.

Këtë të martë janë raportuar mbi 300 raste të reja më shumë se një ditë më parë. Sipas shifrave zyrtare, sot janë konfirmuar edhe 2091 raste të reja, duke e çuar në 105,205 numrin e përgjithshëm të rasteve aktive të konfirmuara në rang vendi.

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 846 mijë teste, ku 54 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vde kjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.

Burimi: Il Messengero|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply