Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Covid-19/ Silva Bino acarohet keq: Shkoni te Infektivi të investigoni, boll me budalliqe!

Ka qenë një deklaratë e konspiracionistit Alfred Cako, që tha se të sëmurët te Infektivi infektohen qëllimisht që ka sjellë edhe një reagim të ashpër nga shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silv Bino.

Cako në deklaratën e tij tha se mjekët dhe infermierët mund të kenë marrë lekë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP që të mos apin informacione të sakta, ndërsa shprehet se në shumcën e rasteve respiratorët nuk punojnë.

Por shëfja e ISHP m anë të një statusi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Cakos, duke i thënë që të shkojë vetë te Infektivi dhe të investigojë.

Si u gjurmuan dy familjet shkodrane të infektuara me koronavirus ...

Gjithashtu Bino shprehet se Cako po promovon veten duke folur lloj lloj gomarllëqesh nga kolltuku, ndërsa thotë se ajin për këtë e kanë mediat që promovojnë idiotësitë.

Silva Bino: Koronavirusi në Shqipëri ka hyrë që në shkurt, nisëm ...