Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Covid-19/ Shkencëtarja nga Fieri jep alarmin, tregon se po ndodh me shqiptarët dhe infektimet

Kërkuesja shkencore shqiptare Detina Zalli shprehet e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid në vendin tonë, gjatë ditëve të fundit.

Zalli shkruan se shumë prej njerëzve që ajo njeh personalisht janë infektuar, dhe disa ndodhen në gjendje të rëndë.

Kësisoj ajo ka bërë apel të respektohen rregullat dhe të mësohemi të jetojnë në praninë e Covid. Sakaq ajo shton se vaksina e Oksfordit kundër Covid është në fazën e tretë dhe provat klinike akoma vazhdojnë.

“Numri i të infektuarëve me COVID-19 po rritet dita-ditës në Shqipëri. Shumë prej njerëzëve që unë njoh personalisht janë infektuar dhe disa ne gjendje te rëndë. Ky është momenti më i veshtirë sepse gjithcka është hapur. Mos i neglizhoni gjërat por KUJDES! Tani per tani DUHET te mesohemi te jetojmë me virusin (SARS-CoV-2). Nuk ka zgjidhje tjetër!

Per ju që keni pyetur vaksina e Oksfordit është në fazën e tretë dhe provat klinike akoma vazhdojnë.