Covid-19 po ndryshon çdo gjë/ Vendimi: Vetëm këta besimtarë do lejohet të shkojnë në Mekë

Që nga fillimi i muajit të Ramazanit, vetëm pelegrinët e im u nizuar kundër Covid-19 do të lejohen që ta kryejnë pelegrinazhin e umres, kanë njoftuar autoritetet saudite.
Ndryshe nga haxhillëku, pelegrinazhi i umres nuk është i detyrueshëm për besimtarët myslimanë dhe mund të kryhet në çfarëdo kohe të vitit, shkruan The Guardian.
Ministria e Haxhit dhe Umres njoftoi se tri kategori të njerëzve do të cilësohen si grupe të imu nizuara.
Vetëm këtyre personave do t’u jepet leje që ta kryejnë umren si dhe të kryejnë ceremoni të faljes në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të myslimanëve.