Covid-19/ Jepet lajmi i keq nga Gjermania: Deri më 31 dhjetor ndalohen kategorikisht…

Stadiumet e futbollit në Gjermani do të qëndrojnë të boshatisura për pjesën e parë të sezonit, pas urdhërit të kancelares gjermane Angela Merkel për të ndaluar grumbullimet në masë deri më 31 dhjetor.
Ky njoftim vjen pasi kancelarja është takuar me 16 guvernatorët e shtetit të enjten për të diskutuar mbi mënyrat e parandalimit të coronavirusit, pasi vendi shënoi shkallën më të lartë të infektimeve që prej prillit.
Megjithëse sporti nuk ishte fokusi i bisedimeve, ngjaret sportive përfshihen në urdhrin e fundit, ku ndalohen grumbullimet në vendet që higjena dhe gjurmimi i rasteve nuk mund të sigurohen.
Ndalimi i grumbullimeve ishte vendosur fillimisht deri më 31 tetor, por u shty me dy muaj.
Nëpërmjet një marrëveshjeje mes rajoneve dhe qeverisë gjermane, autoritetet do ta rrisin gjobën kundrejt personave që nuk mbajnë maskë në vendet e mbyllura pulike dhe në transpotin publik me 50 euro dhe do të forcojnë kontrollet për të siguruar se zbatohen të gjithë rregullat e distancimit shoqëror.
Përhapja e virusit në Gjermani është “më e ulët seç ishte kur vendi arritu pikun në mars dhe në prill”, tha qeveria duke shtuar se “në javët e fundit, numri i personave të infektuar është rritur përsëri”.