Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Covid-19 i merr jetën ish-kryeministit, Bashkim Fino: Ishte vetëm 59 vjeç

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare deputeti socialist, ish-kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino.

Gjykata nuk rregjistron zgjedhjet e FSHF-së, reagon Bashkim Fino -  Balkanweb.com - News24

Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997.

Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Bashkim Fino humb njeriun e shtrenjtë të familjes - Ditari i Maxhorancës