Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Budina-Ramës: Zoti “rrugaç” s’ke shans të luash me tempullin e kulturës dhe demokracisë

Pak momente më herët u njoftua se regjizori, Robert Budina është proceduar penalisht për shkak të tubimit të organizuar sot në qytetin e Durrësit ndërsa AMT njoftoi protestën tek pedonalja mbrëmjen e sotme.

Fjalimi është hapur nga aktivisti, Ervin Goci dhe më pas fjalën e ka marrë vetë regjizori Budina i cili nuk ka ngurruar të shajë publikisht kryeministrin duke e quajtur rrugaç.

Zoti rrugaç do të ta sjellim popullin në shtëpi ne nuk kemi asnjë interes ne kemi hallin e njerëzve ne nuk duam vetëm teatrin kombëtar ne duam shpirtin e njerëzve dhe tempullin e demokracisë zoti rrugaç se ty të ka mësuar filozofia e poshtërsisë të rrëzosh simbolet dhe ne do të të mposhtim zoti rrugaç ne nuk kemi armë që fute policët për të marrë artistët i kemi të gjitha videot se çfarë ke bërë fute forcat Renea kundër artistëve dhe do japësh llogari zoti rrugaç të gjithë ata që veprojnë dhe s’veprojnë do japin llogari bashkë me ty, do dalim në gjithë Shqipërinë dhe do të sjellim njerëzit në kryeministri dhe bashkë do vendosim fatin tone, juve i detyroheni popullit tuaj. Lërini njerëzit të flasin në shesh. Rrini në shesh mos pyesni ai që do vijë këtu do ketë frikë nga ju. Protesta është institucion ndaj jemi të gjithë rrugëve për të marrë të drejtën tonë dhe ta hedhim turinjve të tyre. Ne do ta fitojmë betejën zoti rrugaç. S’ke shanse të bësh lojë me tempullin e kulturës dhe demokracisë rroftë teatri.

Leave a Reply