Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Blerina Bombaj bën një gjest të rrallë/ Rregullon me paratë e veta një kopsht për fëmijët

“Ne jemi çfarë hamë!” Një shprehje që të ngulitet në mendje dhe vështirë ta harrosh, e dietologes së njohur Blerina Bombaj. Për përtej daljeve në ekran dhe këshillave për të jetuar dhe ngrënë shëndetshëm, Blerina është dhe një sipërmarrëse e suksesshme.

Prej vitesh ajo administron bujtinën “Blerina Farm” në Domje të Tiranës, një restorant me ushqime bio. Së fundmi, Blerina Bombaj ka ndërmarrë një nismë të veçantë, për rikonstruksionin e kopshtit publik të fëmijëve në Domje.

Një investim i gjithi i saj, veprim për t’u vlerësuar që përmirëson kushtet e një institucioni arsimor ku për disa orë, pesë ditë të javës, qëndrojnë fëmijët e komunitetit të atjeshëm. Një shembull i bukur që ndoshta pas Blerinës e ndjekin dhe sipërmarrësit e tjerë.