Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Bill Gates jep lajmin e mirë: SHBA ka krijuar ‘vakuum’ në zgjidhjen e problemit të pandemisë Covid-19

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, kritikoi ashpër përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj pandemisë koronavirus duke thënë se refuzimi i tyre për të punuar me vendet e tjera, ka shkaktuar një “vakuum” në zgjidhjen e problemit global.

Gates tha që SHBA ishte shqetësuar më shumë në ‘përpjekjen për të hedhur fajin’ për përhapjen e virusit, në vend që të bashkëpunonte me vendet e tjera për zhdukjen e tij.

Ai shtoi se besonte se ‘racionaliteti do të rishfaqet nga dikush’ dhe SHBA do të ribashkohen në përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Melinda Gates tha se kur të jetë në dispozicion një vaksinë, amerikanët e zinj duhet të jenë ndër të parët që do ta bëjnë atë.

Çifti miliarder dhuron qindra miliona dollarë për çështje globale të shëndetit përmes fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Ata kanë dhuruar më shumë se 300 milion dollarë në kërkimin e një vaksine koronavirus.