Bëri takim tresh dje/ Tani Shkëlqimi habit me deklaratën: Nuk e di Olën apo Antonelën të dyja i kam….

Në episodin e djeshëm të “Për’puthen”, u transmetua për herë të parë një takim tresh mes Shkëlqimit, Antonelës dhe Olës.
Një ditë më pas, Çimi rrëfen në “Shqipëria live” se takimi shkoi mirë, por ndihej i frik ësuar. “Në takim u ndjeva shumë mirë. Nuk e dija që Ola do të vinte. Kisha aq f rikë se mos ndodhte gjë, sa doja të thosha kam punë dhe më duhet të iki”.
Midis dy vajzave, Shkëlqimi tregoi se ka më shumë pëlqim për Antonelën dhe i dhuroi asaj një xhaketë tradicionale me fije ari, të punuar nga një artizan i Krujës, vendlindjes së tij. Por, në “Shqipëria live”, Çimi u shpreh pesimist, kur tha se nuk e sheh veten me asnjë nga vajzat. “Edhe koha nuk premton më. Unë e di sa pëlqime të forta ka pasur Antonela (duke iu referuar Mevlanit), nuk do ketë diçka mes nesh”.
Sipas tij, Antonela e ka pëlqyer vërtet Mevlanin dhe nuk e di nëse ende e ka atë ndjesi. Por, Mevlani dhe Ledjana, është çifti më perfekt, që është krijuar në “Për’puthen”, shprehet konkurrenti.