Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Bëri bujë të madhe ärrestimi i saj/ Ja çfarë shkruajnë mediet italiane për Elsa Lilën: Ishte fëmija mrekulli por…

Lajmi i arr estimit të Elsa Lilës në Itali bëri bujë menjëherë. Këngëtarja e njohur, e cila në shtetin fqinj u bë e njohur 20 vite më parë pas pjesëmarrjes në Sanremo, përfundoi në pr anga e ak uzuar për tra fikim droge.

Mediat italiane i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm Lilës, duke i përmendur të gjithë karrierën e saj të suksesshme.

Një nga mediat më të mëdha dhe të rëndësishme “La Repubblica” e cilëson Lilën si ‘mrekulli’ të muzikës shqiptare teksa përshkruan edhe pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”. Në shkrim thuhet se dy këngët e saj nuk patën sukses por ndryshe nga ato ‘këngëtarja pati sukses në grupin e dr ogës’.

“Flokët e mbledhur bisht apo flokët e gjatë me të cilët pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapuçi dhe një shamie për të mbuluar fytyrën ndërsa pol icia e shoqëron në godinën e Komi sariatit. Elsa Lila, fëmija mrekulli e këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vite më vonë, u ar restua.

Me këngët e saj (Valeria dhe The Meaning of Life) ajo nuk pati shumë sukses. Në vend të kësaj, në organizatën krim inale të kapur dje nga Antim afia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë dhe mbante llogaritë, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e ko kainës, ha shashit dhe mari huanës. Elsa Lila ishte një lloj ‘këshilltareje’”,shkruan mes të tjerash media italiane.

“Il Fatto Quotidiano” përshkruan fillimin e karrierës së artistes në skenën italiane e deri në momentin e arrestimit, teksa e cilëson Elsën e 20 viteve më parë si të tu rpshme.