Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Bënë rrugë të gjatë për të ndihmuar shqiptarët në hall, flet shqiptari: Një gjerman qau kur i thashë jam nga Kosova, s’do e harrojnë

Lulzim Hajdaraj bashkë me vëllanë e tij Gëzimin, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t’iu dalë në ndihmë personave që u d ëmtuan jashtëzakonisht nga përm bytjet që kanë përfshirë Evropën.

Në një intervistë, Lulzimi tha se të dielën në orët e vona të mbrëmjes janë kthyer në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin i cili sipas tij, ishte për mbytur pothuajse i tëri.

“Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha Hajdaraj. Tutje, ai tha se me të arritur në qytet bashkë me vëllanë, kanë pyetur se kush ka nevojë për ndihmë në pastrimin e banesave dhe lokaleve, të cilat siç thotë Lulzimi, ishin dëmtuar dhe mbushur me baltë.

“Në katet e para, podrumet ishin të pr ishura, kishte shumë baltë. Ne iu ndihmuam t’i hedhim jashtë të tëra. Ishte trishtim të shohësh ashtu një qytet të tërë të shk atërruar”, tha shqiptari nga fshati Abri i komunës së Drenasit.

Ndër të tjerash, Lulzimi tregoi për Klankosova.tv se gjermanët ishin gëzuar që këta dy vëllezër shqiptarë kishin marrë rrugë nga Këlni për t’iu dalë në ndihmë.

“Ata u gëzuan që ne nuk e kishim harruar ndihmën e tyre që ata e kanë bërë në kohën e lu ft ës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor tjetër që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katas trofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors