Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Bëhet paralajmërim i fortë/ Do lëkundet politika shqiptare? ”Non-grata do shpallen edhe nga radhët e PS-së”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor ka folur ditën e sotme për zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike.

Ai u shpreh se vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga Grupi Parlamentar ishte ai i duhuri, pasi në të kundërt sipas tij, PD-ja do të vendosej në shumë vështirësi.

Deputeti Sula paralajmëroi në “News 24”se SHBA ka një listë tjetër me emra që do të shpallen “non grata” edhe nga radhët e PS, duke shtuar se Sali Berisha duhet të heqë dorë nga aksioni i tij brenda partisë për rivendosjen e kushtetutshmërisë, pasi kjo do e dëmtonte Partinë Demokratike.

Pyetje: Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën, ishte i drejtë apo jo?

Dashnor Sula: Shpreh keqardhjen për gjendjen e krijuar. Por sigurisht sot jemi në rrethana të tjera, në një situatë jo normale për PD. Duke pasur parasysh që PD duhet të ishte në pushtet dhe do të flisnim me një gjuhë tjetër sot. Por duke marr parasysh situatën që ndodhemi dhe vendimet e marra nga PD do të bëhet një analizë e thellë, për të kuptuar se pse erdhi ky muaji. Shkaku kryesor, e këtë e them jo si deputet, por si qytetar, ka qenë masakra elektorale. Kjo solli dhe pasojën e këtij rezultati. Vota popullore ka qenë për PD, por u devijua. Nëse do të bëjmë një analizë të hollësishme, kuptohet që kanë qenë dhe faktor të jashtëm që ndikuan në këtë rezultat.

Ç’kuptojmë me këtë? Natyrisht përfshihet dhe ndryshimet e kodit zgjedhor, që u prish nga zoti Rama, pasi do të flisnim me një rezultat tjetër në zgjedhje. Kjo pse ndodhi, pse nuk u ndërhy nga ndërkombëtarët, sepse dihet se çfarë roli kanë ndërkombëtarët në Shqipëri, sepse ndikojnë drejtpërsëdrejti te shqiptarët. Pikërisht kjo lloj mosndërhyrje e drejtpërdrejt e SHBA-ve dhe vendeve të BE që ishin garante e marrëveshjes së 5 qershorit, por pikërisht pse s’u bë kjo ndërhyrje? Sepse PD kishte disa gjëra që nuk ishin në koherencë me SHBA-të.

Sapo mbaruam zgjedhjet vjen vendimi për të shpallur ‘non grata’ Berishën. SHBA-të dihen kush janë, janë garanti i demokracisë në botë. Pa diskutim unë s’e lidh me emra konkretë, por edhe sikur sot kryetari Basha i cili është kryetari jonë, nëse do të ndodhte të ishte person non grata, unë do të isha i pari që do të kërkoja që ai të hapte rrugën sepse s’janë individët përpara partisë. Unë jam i bindur që SHBA-të siç flitet, kanë një listë tjetër të personave non grata, edhe brenda PS. SHBA-të zgjedhin kohën dhe momentin e duhur për të bërë këtë vendim. Mendoj dhe aludoj gjithnjë, që zoti Basha mund të kenë pasur dijeni për këtë vendim, sigurisht mund të ndikonte dhe te zgjedhjet e 25 prillit nëse ajo shpallej më herët. Mendoj se nëse është e vërtetë, zgjedhja është e drejtë. Ndjesia e demokratëve për zotin Berisha është shumë e madhe. Unë s’e teproj ta them që për mua dhe brezin tim zoti Berisha është udhëheqësi ynë shpirtëror.

Pyetje: Si e komentoni vedimin e marrë nga Basha në mënyrë individuale?

Dashnor Sula: Nga pikëpamja e procedurës lë për të dëshiruar, por nga pikëpamja e ruajtjes dhe ekzistencës së PD është për t’u falënderuar zoti Basha. Për mua nëse do të hidhej në votim, të jeni të sigurt që nuk do të realizohej ky vendim. Por nëse bëhej kjo do të kthehej PD në një organizatë. Pse e them këtë? E them se nga komunikimet e Reeker, PD do të ishte në një kolaps të thellë. Ndjej keqardhje si demokrat, si person që e admiroj zotin Berisha, por kjo ishte në të mirë të PD.