Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Basha u jep premtimin e madh fermerëve shqiptarë: Po më votuat 4 vitet e para do u jap 100 milionë euro çdo vit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka mbyllur turin e tij në qytetin e Korçës me takimin që pati me fermer të Dvoranit. Fermerët u ankuan tek Basha për mungesën e ndihmave nga shteti, si dhe thanë si problem mungesën e frigoriferëve dhe tapitë e tokave që thonë se ende nuk i kanë marrë.

Campaign, Basha and PD coordinators accuse the government: On April 25,  Rama loses and Albania wins, it has failed with all its promises - Politike

“Këtu në fshatin tonë, për mendimin tim janë tre probleme kryesore. E para është njëherë me këto tapitë e tokave të cilët po vuajmë dhe nuk i kemi rregulluar. E dyta, është me shitjen e produkteve në qoftë se ekziston një mundësi, sepse ishim një radhë me Taulantin edhe vajtëm u ankuam për mungesën e frigorigerëve. Ishim shumë keq në atë fazë dhe sa na u tha nga ministri i atëhershëm, nuk e di kush ishte, Çuçi apo nuk e di kush ishte.

Tha pse nuk i bëni frigoriferët me oksigjen por të gjithë këta i kanë bërë me gjak ato frigoriferë me ato kushte, më mirë thuaj unë nuk kam mundësi t’ju ndihmoj. Dhe e treta, është në qoftë se ekziston ndonjë mundësi për qarkullimin e këtyre traktorëve sepse hasim probleme me policinë. Dhe ne nuk e përdorim zakonisht shumë këtë por nëpër xhepat kështu që komunikojmë me arat. Unë për vete i kam bërë ato kartat por ato po mbarojnë.” – u shpreh një nga fermerët.

Basha përsëriti zotimin e tij se qeveria e ardhshme do të jap 100 milion euro çdo vit subvencione për fermerin shqiptarë. Ai gjithashtu tha se një nga sektorët që do të mbështetet do jetë agroturizmi.

“Pas këtij, katër vjeçarin e parë do të japim 100 milionë euro subvencione çdo vit për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën. Ata e marrin mbështetjen nga shteti dhe e sjellin me çmim më të ulët. Normalisht qytetari shqiptarë edhe po mos të ishte në këtë krizë të thellë ekonomike që është do të zgjedhë një çmim më të arsyeshëm. Imagjinoni tani që kriza ua ka zbrazur xhepat.

Basha Pledges Minimum Wage Of EUR 400 If Elected - Exit - Explaining Albania