Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Basha qeshi aq sa i dolën lot nga sytë me deputetin nga Lushnja, flet vëllai i të ndjerit Sokol Olldashi: Qeshën atë që nuk mbushën zorrën!

Ardian Olldashi, vëllai i deputetit të ndjerë Sokol Olladashi, i shkruan një mesazh Saimir Korreshit. Ky i fundit është deputeti lushnjar që në seancën e parë “shkundi” Parlamentin duke treguar hallet me të cilat përballet komuniteti ku ai jeton.

VOAL

Teksa Korreshi fliste, deputetët majtas dhe djathtas qeshnin, e madhe dhe vetë Lulzim Basha qeshte. Për këtë shkruan Ardian Olldashi. Ai thotë se është për të vënë kujën me këtë klasë politike që ka Shqipëria, e cila qesh me hallet e popullit.

Shkruan Ardian Olldashi:

Mesazh Saimir Korreshit. Saimir mirmengjes,

Degjova me shume vemendje dikutimin tuaj mbi hallet dhe problemet e popullit fisnik dhe puntor te Lushnjes. Ai popull qe ne dekada ushqeu e i mbushi zorren atyre qe koka dhe zemra fatkeqesisht gjithmone bosh i ngeli. Atij populli i duhen puthur duart e jo te qeshesh. Eshte per te qare per ato halle, por eshte per te vene kujen per ate klase politike qe kemi.

A e dine ata qe qeshin qe nuk do gjykohen per cfare kane bere por per cfare duhet te kishin bere dhe nuk e bene per popullin.

Ty te lumte!

Me respekt

Ardian Olldashi


Kandidati i PD në Divjakë denoncon dhunën ndaj një qytetareje: Thirrje  autoriteteve të arrestojnë shefin e komisariatit – A2 CNN