Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Balla nuk ndalet, sërish mesazh për Metën? Deklarata: Basha do i njoh zgjedhjet, LSI-ja iku për skrap

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës të heqë dorë nga kënga e vjetër për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Taulant Balla 'surprises' Ardit Gjebrean: My father has lost his telebingo!  Here is how much money he earned - Politike

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i bëri të qartë PD se rezultati është ai që ka dalë nga kutitë e votimit, ndërsa nuk kurseu ironinë me LSI duke u shprehur se shkoi për skrap ashtu siç e shkroi vetë fatin politik.

Balla: Shqipëria fitoi në 25 prill, kjo falë qytetarëve të këtij vendi që morën pjesë në mënyrë masive dhe me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e tyre. Thirrja ime ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në zgjedhje është që secili prej nesh të lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve.

Dua të nënvizoj atë që DASH tha për zgjedhjet, SHBA duan të vazhdojnë partneritetin e ngushtë dhe strategjik me kryeministrin Rama dhe mazhorancën e konfirmuar në këto zgjedhje, vlerësohet fushata e opozitës, rezultati është legjitim. Është detyra e të gjithëve të lëmë pas debatet e vjetra, të punojmë të gjithë në funksion të një objektivi të përbashkët si rruga europiane e Shqipërisë.

Javët në vijim janë tepër të rëndësishme dhe që lidhen me suksesin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë, i kemi të gjitha shanset që brenda presidencës portugeze Shqipëria ta mbajë këtë konferencë, i kemi shanset të fillojmë hapjen e kapitujve që brenda këtij mandati të ri të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve, nuk mund të dalësh natën e 25 prillit dhe të shpallësh fitoren.

Balla kujtoi edhe njëherë se PS ka plotësuar çdo tekë dhe dëshirë të PD-LSI sipas tij me marrëveshjen e 5 qershorit.

‘As ne nuk jemi të kënaqur..’ , Balla: PD të njohë zgjedhjet, LSI shkoi për skrap