Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Babai e la dhe s’donte t’ia dinte për të/ Nënën e humbi, i riu shqiptar falenderon dajën me fjalë zemre: U bë çdo gjë

Humbja e familjarëve është tr agjedia më e madhe që mund të përjetojë një individ, aq më tepër kur ndodh në moshë të re duke u kthyer në një pl*gë të vështirë për t’u shëruar.

Mbrëmjen e sotme në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Juliani i cili ndau me publikun historinë e tij të trishtë.

Juliani në studio rrëfeu se kishte ardhur në jetë si fryt i një dashurie që nuk ia kishte dalë mbanë t’i tri umfonte kohës dhe vështirësive. Nëna e tij shumë vite më parë kishte rënë në dashuri dhe kishte vendosur që të martohej. Ajo kishte mbetur shtatzënë, por pikërisht kjo shtatzëni ishte kthyer dhe në motivin e d ivorcit dhe br akt isjes së saj nga bashkëshorti. Në pritje të një fëmije dhe totalisht e vetmuar ajo kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e familjes së saj.

Familjarët jo vetëm që e kishin mbështetur mamanë e Julianit, por ishin shndërruar në strehën kryesore edhe të Julianit që do të vinte më pas në jetë. Kishin qenë pikërisht gjyshërit, daja edhe gruaja e tij, që jo vetëm ishin kujdesur për Julianin, por ishin shndërruar në shtyllën kryesore në formimin e tij si individ.

Fatkeqësisht tr ag jedia për familjen e Julianit sapo kishte nisur, pasi si p asojë e një sëmundjeje të rëndë, nëna e tij kishte ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjyshi, gjyshja dhe gruaja e dajës kishin ndërruar jetë njëri-pas tjetrit brenda një kohe shumë të shkurtër duke i lënë Julianin dhe dajën e tij, Lekën, të vetëm.

Kohët e fundit Leka është ndjerë i vetmuar dhe prandaj për këtë arsye Juliani ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta falënderuar atë që u bë një baba i dytë, por dhe për t’i dhënë kurajo e për t’i treguar që nuk është i vetëm.

“Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për mua. Shpresoj që me këtë surprizë të të rikthej sado pak buzëqeshjen. Hum bjet që na ndodhën ishin të vështira, por dua që te jesh i fo rtë, sepse do jemi gjithmonë krah njëri- tjetrit për të vazhduar përpara!”, ishte mesazhi i Julianit për dajën e tij.