Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

As dietë, as palestër, Marina tregon si humbi 10 kilogramë në pak kohë

Prezantuesja e “Klanifornia”, Marina Vjollca në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan tregoi se ka humbur 10 kilogramë.

Marina tregoi se nuk ka mbajtur asnjë dietë dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet fizik.

“Rashë në peshë rreth 10 kile, nuk e di se çfarë ndikoi tek unë që u dobësova shumë dhe njerëzit e vunë re. Shumë njerëz më thanë je duke mbajtur dietë apo jam duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Nuk është fare e vërtetë, nuk e di çfarë ndodhi. Mbase periudha stresuese e pandemisë”, u shpreh Marina.