Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Artistët dhe qytetarët nuk ndalen, sot protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Artistët dhe qytetarët nuk ndalen në protestat e mbajtura pas prishjes së Teatrit Kombëtar nga “Rilindja ” e Ramës dhe Veliajt. Ditën e sotme ata kanë organizuar një tjetër protestë.

Ajo do të fillojë rreth orës 17:30, afërsisht në të njëjtën orë si protesta e parë.

Tubimi do të mbahet në Bulevardin e Tiranës pranë pedonales dhe pritet të ketë mjaft qytetarë.

Protesta do të ketë edhe mbështetjen e partive opozitare, por pjesëtarët e tyre nuk do të kenë të drejtën për të folur.

Ashtu siç ndodhi në tubimin e së hënës, politikanë apo anëtarë të partive nuk mund të ngjiten në podiumin e artistëve. Për qytetarët do flasin vetëm artistët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Kujtojmë se për më shumë se 2 vjet e gjysëm artistët luftuan për të mbrojtur teatrin, por babëzia e “Rilindjes” rrënoi gjithçka.

Leave a Reply