Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Arbana Osmani sjell në jetë djalin e saj të dytë/ I dashuri publikon foton me të dhe tregon emrin e veçantë të tij: Erdhi…

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe sot moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj.

Eduarti ka publikuar në Instagram një foto me vogëlushin e sapoardhur në jetë dhe ka zbuluar emrin unik që i kanë vendosur. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur vogëlushit emrin Diell.

“Lindi Dielli”, shkruan Eduarti në postimin ku ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët.