Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Arbana Osmani apo Luana Vjollca, zbulohet se kush do jetë prezantuesja e “Big Brother VIP” në Shqipëri

Ditën e djeshme vetë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës. Për momentin, ajo është në përfundim të ciklit të emisionit tjetër, “Dua të të bëj të lumtur”.