Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Alibeaj: Do të përdorim çdo gjë për të vendosur demokracinë, Zgjedhjet e 25 Prillit s’i njohim sot në orë 6 do….

Ditën e sotme duke nisur nga ora 18:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, do të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e prillit.

Abuzimet me tenderat/ Enkelejd Alibeaj denoncon tjetër rast: Ministria e  Drejtësisë bleu paisje anti-COVID pa transparencë, ja kompania fituese –  Dosja AL

Enkelejd Alibeaj, i cili siguroi mandatin e deputetit për PD në zgjedhjet që lamë pas, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi detaje nga mbledhja që pritet të ndodhë.

Ai tha se do të diskutohet për abu zimet që janë bërë nga pushteti, në blerjen e votës, angazhimi i administratës në fushatë, por edhe tenderat e lëshuara në katër muajt e fundit, gjë e cila sipas tij, me ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë të ndaluara.

Alibeaj theksoi se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet dhe është e angazhuar maksimalisht për të vendosur demokracinë, e të mos lejojnë instalimin e d iktaturës.

Çfarë pritet të ndodhë me ju sot? Enkelejd Alibeaj: Do të diskutohet që është argument bisede në çdo familje shqiptare, ajo që ndodhi në 25 prill. Fakti publik për këdo që ajo që duhet të ishte një proces zgjedhor, ku do të shprehej vullneti i popullit, të mund të lexohej e tillë dhe të kishim një rezultat të gjithëpranuar që të shprehte dhe të profilizonte shkallën e parë themelore të një qeverisje legjitime. Kjo është tema që do të diskutohet.

Bashës do i paraqisni prova konkrete?

Enkelejd Alibeaj: Kjo është njëra, por ky proces faktmbledhës ka nisur prej kohësh tek PD. Është ngritur një grup ligjor dhe një grup që ka marrë të dhënat në vazhdimësi. Duke e ditur parashikuar, të asaj që do të ndodhte, ne kemi pas ngritur një grup që jo vetëm jepte udhëzimet përkatëse, por paraqiste provat që kanë ndodhur për shumë muaj me radhë.

Ky grup ka lidhje me strukturën e ngritur për mbrojtjen e votës?

Enkelejd Alibeaj: Ajo është krijuar një vit më parë, në kohën e 5 qershorit. Një grup juristësh që kanë diskutuar ato që do të ishin të pritshme nga ana e shtetit, analizat përkatëse kanë nisur me ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet që kanë ndodhur në fletën e votimit. Fakti që kemi ndjekur të gjitha procedurat e prokurimeve nga dhjetori e këndej. Në Kodin Zgjedhor të vitit të kaluar u arrit një parashikim ligjor, që katër muaj para zgjedhjeve, nuk lejoheshin tenderime të parashikuara, vetëm për gjendjet e jashtëzakonshme. 240 milionë kanë qenë vetëm për ujësjellësit. Të dhënat e mbledhura për punësimet, edhe kjo ka qenë e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Ne i kemi mbledhur në përgjithësi. Jemi duke mbledhur edhe të dhëna të tjera që janë faktuar në zgjedhjet dhe pas tyre.

Pavarësisht përpjekjeve që bëtë, s’ia dolët dot, sepse sic thoni ju 25 prilli ishte masakër. Ka një reagim nga zoti Rama dhe thotë që humbësi po fokusohet tek fituesi, por ai shtrin dorën e bashkëpunimit. Keni përgjigje?

‘PD nuk i njeh zgjedhjet’, Alibeaj: Do të përdorim çdo instrument për të vendosur demokracinë