Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Aktivisti shqiptar: Albin Kurti ka mësuar shqiptarët si të sillen dhe respektojnë gratë e tyre

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka mësuar shqiptarët si të sillen me gratë e tyre.

Gjinovci në Pressing të T7 tha se Kurti u paragjykua se si do ta trajtonte Vjosa Osmanin gjatë fushatës, duke kujtuar se thuhej që do ta linte mrapa si Glauk Konjufcën.

“Vjosa Osmani kur doli prej asaj shtëpie që u trajtu shumë keq, kur erdhi në Vetëvendosje më kujtohet që thuhej se do ta shohim si do ta trajtojë Albini gjatë kësaj fushate. Thuhej se do ta lë mrapa qysh e ka lënë Glaukun”, tha Gjinovci.

Tutje Gjinovci tha se Kurti ua dëshmoi të kundërtën duke i mësuar shqiptarët si t’i trajtojnë gratë e tyre e edhe gratë e tjera në përgjithësi.

“Albin Kurti ua ka mësu shqitparëve me gratë e tyrë ne radhë të parë, me gratë në përgjithësi në radhë të dytë, dhe qysh duhet me u sillë me njerëzit që janë të ndershëm në radhë të tretë”, tha Gjinovci.