Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Aktivisti nga Kosova “ia plas” në fytyrë Ramës: Prej teje mësoj vetëm si me qenë diktator dhe arro gant

Përballja e të ftuarit Rron Gjinovci, me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ngjarjen e Teatrit Kombëtar në studion televizive të T7 është bërë virale në media.

Aktivisti e vë në vështirësi Ramën kur i thotë: S’kam ça mësoj prej teje, përveçse si me qënë diktator dhe arr ogant.

Po ashtu, Gjinovci, i ka thënë Ramës se terrori ndaj artistëve e qytetarëve dhe shembja e godinës se Teatrit nuk mund të justifikohet me natyrën estetike të një Teatri të Ri por se pas gjithë kësaj fshihen oligarkët që realisht qeverisin Shqipërinë.

Rron Gjinovci:

Nuk ka nevojë të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Unë do ju bëj një pyetje ju vazhdoni bëni propogandë. Ndërsa dje janë dhunuar e arrestuar dhjetëra qytetarë dhe artistë dhe s’mund të rri pa e thënë se veprimi juaj dje ka qenë si i keni kategorizuar ju në 2010-ën veprime të njerëzve të ngjashme keni thënë dikur se janë talebaneske. Ajo që keni bërë dje në 4 të mëngjesit në Shqipëri ka qenë terrorizuese jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri po edhe në Kosovë. Askush nuk e beson që këtë terror që keni bërë prej dy ditësh me radhë e keni bërë për arsye estetike dhe s’di si do bindni njerëzit që pas këtij veprimi terrorizues fshihet ajo që thatë më herët, zhvillimi i pjesës prapa të teatrit që në fakt kërkohet prej oligarkëve shqiptarë që të gjithë mendojnë se fshihen pas jush dhe që ju nuk e qeverisni fare Shqipërinë.
Rama:

Tani kqyre
Aktivisti:

Prej teje s’kam çfarë mësoj për besë, si të jesh diktator e autoritar aq më shumë s’mundesh të më mësosh.

Leave a Reply