Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ajo që ndodhi në Gjermani mund të jetë më e pakta/ Jepet paralajmërimi: Uji mund të marr para çdo gjë edhe në vendje të tjera, klima po…

Një studim i ri tregon se përqindja e popullsisë globale që rre zikohet nga vërshimet, është rritur për gati një çerek prej vitit 2000. Pamjet satelitore janë përdorur për të dokumentuar rritjen, e cila është shumë më e madhe sesa është parashikuar me modele kompjuterike.

Përmbytjet mund të rrezikojnë miliona njerëz

Analiza e publikuar në revistën shkencore nature tregon se migrimi dhe vërshimet në rritje janë mbrapa rritjes së shpejtë. Deri më 2030, më shumë miliona njerës do të përballen me vërshime për shkak të ndryshimeve klimatike dhe atyre demografike, kanë thënë autorët e hulumtimit.

Këto parashikime kanë fituar vëmendje teksa një pjesë e botës është përballur me shkat ërrime të mëdha të pronave, si pasojë e vërshimeve, raporton Rel.

Sipas hulumtuesve, rritja e mundësive për vërshime nuk është e njëjtë në secilin vend të botës. Vendet më të ekspozuara janë konsideruar ato në Azi dhe Afrikën sub-Sahariane.