Adriatik Llalla infektohet me COVID-19, niset drejt Turqisë

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është infektuar me koronavirus. Mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt Turqisë. Llalla ishte duke u kuruar në një spital në Tiranë, por gjendja e tij është përkeqësuar. Bëhet me dije se Llalla kishte rezultuar pozitiv disa ditë më parë. Kujtojmë që nuk është hera e parë që personazhe të njohur paguajnë charterin mijëra euro për t’u kuruar në Turqi.