Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

A u kurove në Turqi? Flet Veliaj: Kam marrë mësime nga kjo histori, kam ndenjur në shtëpi duke…

Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi se ishte shëruar nga Covid-19 pas një trajtimi të gjatë që pas infektimit.

Erion Veliaj makes the important decision for families affected by ...

Veliaj është rikthyer në zyrën e tij për të vazhduar punën tashmë. Gjatë një intervistimi nga gazetari Muhamed Veliu, në edicionin informativ të orës 15:00, Veliaj ndau detaje nga përballja e tij me pandeminë.

Teksa u shpreh se pati turbullim shikimi, si pasojë e prekjes nga koronavirusi, Veliaj shtoi:

Mayor Veliaj presents the project for the new National Theatre ...

“Kam nxjerrë mësime nga kjo histori. Kalova shumë kohë në shtëpi duke lexuar, duke reflektuar për jetën.”

Kryebashkiaku u pyet sa i takon zërave që thanë se ai kishte shkuar në Turqi për kurim. Veliaj e hodhi poshtë pretendimin në fjalë duke thënë se u ka besuar bluzave të bardha shqiptare.

“Nuk jam kuruar jashtë”, deklaroi Veliaj.

Erion Veliaj Promises to 'Fulfill Promises' Despite Track Record ...

Përsa i përket komenteve të shumta, që lindën me daljen e tij në publik pas shërimit nga Covid-19, lidhur me ndryshimin në pamje, Veliaj tha:

“Kam tre javë e gjysmë në shtëpi”,duke sqaruar se i vetmi vend ku mund të dilte ishte ballkoni.

Tirana Municipality DP councilor fined by court for slander ...