Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

A do të bëjë edhe ajo këngë si disa ish-konkurrentë të Për’Puthen? Sindi jep përgjigjen që na befasoi të gjithëve

Sindi Loci është një nga vajzat që do të mbahet mend gjatë nga “Për’puthen”.

Ish-konkurentja ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Sidorela Gjonit “Jasht Loje” në Top Neës. Ajo foli rreth rrugëtimit të saj televiziv në programin e dashurisë por edhe për familjen dhe periudhën kur ka studiuar në Bukuresht.

Siç edhe ka treguar më parë në “Për’puthen”, Sindi është e apasionuar pas muzikës dhe di të luajë në violinë.

E pyetur nga Sidorela sesi doli nga programi pa një këngë, ndërkohë që konkurrentët e tjerë kanë “p ushtuar” tregun, ajo tha se nuk është ende e përgatitur për ta quajtur veten këngëtare.

Pra, plani i Sindit për të realizuar një projekt muzikor mbetet ende në të ardhmen