4 ditë që pret tamponin, gruaja e kompozitorit shqiptar: Mund të isha në Sharrë!

Bashkëshortja e Feim Ibrahimit, Vera Ibrahimi denoncon se ajo është e sëmurë me temperaturë dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin.
Ajo thotë se është e izoluar në krevat dhe se sot mund të ishte edhe në varrezat e Sharrës por ajo po pret për tamponin.
Për më tepër ajo thekson se Urgjenca i shkoi në shtëpi të hënën, kurse të martën realizoi në telefonatë me Institutin e Higjienës që i konfirmuan se do të vinin për dy ditë.
Kanë kaluar 4 ditë prej asaj telefonate dhe znj. Ibrahimi, bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë shqiptar Feim Ibrahimi dergjet ende në krevat e sëmurë pa e ditur nëse është e infektuar apo jo me COVID-19.
Statusi nga Vera Ibrahimi:
Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….