Vajza e babit: Gent Zenelaj me të bijën do t’jua ëmbëlsojnë ditën me këtë video

Gent Zenelajn e ndiqni çdo ditë në prezantimin e emisionit investigativ “Stop” dhe po ashtu në “Klanifornia” të shtunave, por mbrëmjen e sotme, aktori na ka treguar momente nga ambienti familjar.
Genti ka postuar një video ku vajza e tij shfaqet duke e filmuar teksa ai i vesh çorapet dhe tregon rutinën e tyre të darkës.
“Kërkesat: Çorapet me Pepa Pig, krevati i mbuluar si shtëpi, macen brenda në krevat, lexim përralle jo nga libri, e drejta për të bërë 100 pyetje, macja të dalë vetëm kur duam ne”, ka shkruar Genti krah videos.
Mes komenteve dallon komenti i Turjan Hyskos i cili i shkruan: “Ta ha kokën ajo ty”.
“Mi ka futur të dyja këmbët në një këpucë gocash”, i përgjigjet Genti.