Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ua hanë shumë fëmijët, por edhe vetë/ Kjo është receta për të bërë briosh më të mirë se pastiçeritë dhe të shëndetshëm

Brioshët janë një nga kënaqësitë e shumta të kafes së mëngjesit. Ata janë perfekt për të rriturit por edhe për të vegjlit sa herë që dëshirojnë diçka të shpejtë për të konsumuar.

Kroasan me Çokollatë Croissant with Cchocolate Filling Recipe - YouTube

Por brioshët janë fantastik edhe në formën e ëmbëlsirës për të gjithë ata që kërkojne diçka të shpejtë.

Mjafton të ndqini hapat dhe do të shijoni një ëmbëlsi perfekte. Për më tepër kjo recetë kërkon vetëm dy përbërës duke e kthyer në diçka edhe ekonomike.

Përbërësit: 1 petë sfoliatë, Çokokrem Përgatitja Merrni petën sfoliatë dhe hapeni në tavolinën tuaj ku keni vendosur një letër pjekjeje.

Priteni atë në trekëndësha të vegjël me ndihmën e një thike. PWr ta patur më të lehtë priteni të gjithë petën në 3 shiritë të gjatë.

Më pas ndajeni përsëri njërin nga katrorët në dy trekëndësha. Merrni tavën dhe aty vendosni një letër pjekjeje për ta patur më të lehtë pastrimin.

Çdo trekëndësh do ta mbushni me një lugë çaji çokokrem. Tani ju mbetet vetëmta rrotulloni petën dhe të formoni brioshët. Vendosini ata në tavë duke i lënë pak hapësirë nga njëri tjetri. Furrën ndërkohë e keni ngrohun në 180-200 gradë.

Futeni tavën në furrë dhe lërini brioshët të piqen derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë. Peta sfoliatë do të fryhet duke qëndruar e butë brenda dhe krokante jashtë.

Ndërsa çokokremi do të shkrihet duke i dhënë shijen perfekte kësaj delikatese. Pasi të jenë pjekur largojini nga tava dhe lërini që të ftohen pak.

Këta brioshë mund të qëndrojnë të freskët për dy ditë kështu që mjafton t’i ruani dhe mund t’i shijoni edhe të nesërmen në mëngjes.

Briosh Shtëpie - Të Buta Plot Shije - AgroWeb