Tom Doshi ”tradhëton” Edi Ramën, ja me kë parti do të garojë për zgjedhjet e prillit

Politikani shqiptar, Tom Doshi është zyrtarisht kryetar i Partisë Social Demokrate. Deputeti i Shkodrës ka fituar shumicën e votave dhe kështu ka marrë drejtimin e PSD-së.
Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetet socaile, me të cilëve edhe sekretari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vaut të Dejës, Agron Ceka.
“Zyrtarisht Deputeti Tom Doshi behet Kryetar i Partis Socialdemokrate te Shqiperise. Objektivat e DEPUTETIT DOSHI jane: 2 Mandate ne Qarkun Shkoder, 1 Mandat ne Qarkun Tirane!
I uroj suksese gjigandit superdeputetit te Veriut Tom Doshi.Shpresojme qe mandatin e ardhshem PSD te jete percaktuese ne qeverine e re 2021-2025 per te bere realitet gjitha premtimet,sepse Tom Doshi eshte malesor dhe burre i beses.Te gjithe e njohin per bamiresite e tij qe ka bere ne gjithe Shqiperine keto 25 vitet e fundit,” shkruan Ceka në rrjetin social ‘Facebook’.