Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Tmerr në Kuçovë, gruaja gjen burrin të vetëv arur në kasollen e bagëtive

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kuçovë, ku një burrë i ka dhënë fund jetë së tij në mënyrë tra gjike.

Raportohet se 55-vjeçari Seit Qevani është vetëv arur në kasollen e bagëtive.

Ngjarja tra gjike ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lumas.

Trupi i pajetë është gjetur nga bashkëshortja e të ndjerit, e cila pasi ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte për të punuar, ka vënë re mungesën e bashkëshortit.

Ajo ka lajmëruar policinë, ndërkohë që trupi i pajetë i 55-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vd ekjes.

Dyshohet se i ndjeri e ka kryer aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike, pasi vu ante prej kohësh nga depresioni.

55-vjeçari jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, pasi dy fëmijët e çiftit kanë krijuar familjet e tyre dhe jetojnë në Greqi.

Leave a Reply