Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Si mund të kontrollohet pandemia? Eksperti: 4 ditë punë, 3 ditë karantinë

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho në një intervistë për mediat u shpreh se zbutja e masave dhe dalja nga karantina e shqiptarëve duhet të bëhet në mënyrë productive.

Ai u shpreh se pensionistët duhet të dalin nga shttëpia çdo ditë nga një orë, në fashën e orareve 07:00 me 08:00. Gjithashtu eksperti sugjeron se për të evidentuar raste të reja me Covid-19, duhet një alternim me 4 ditë punë dhe 3 ditë karantinë.

Dasho u shpreh për abcnews se 3 ditëshi është kohë e mjaftueshme që një person i infektuar nga koronavirusi të manifestojë shenja klinike.

Sipas tij ky është një model që me kalimin e kohës do të përhapet në të gjithë botën.

Ai u shpreh:

Duhet 4 ditë punë dhe 3 ditë ushim. 3 ditëshi në pjesën më të madhe të rasteve është kohë e mjaftueshme që një person i infektuar të manifestojë shenjat klinike dhe ne kemi mundësi që personat që manifestojnë infeksionin mund ti nënshtrohen karantinës. Jemi duke punuar për një propozim konkret. Po bashkëpunojmë me disa kolegë se si mund ta shndërrojmë këtë ide në një rekomandim ekspertësh. Qëllimi është që me masat inteligjente është të kontrollohet R, në këtë mënyrë kontrollohet pandemia. Sot është kuptuar se të gjitha masat duhen orientuar rreth kofiçientit të virusit. Gjithçka ka të bëjë me koefiçinetin e transmetimit të infeksionit. Nësë mbahet rreth 1 atëherë ai është në rregull. Imuniteti i grupit duhet të nxitet. R0 është numri i personave që një person i infektuar mund të ekspozojë ose të infektojë. Në rastin e virusit COVID, R0 është diku midis 2 dhe 2.5, kjo tregon që një person i infektuar mund të infektojë 2 deri në 2.5 persona të tjerë, gripi i stinë e ka 1.3.

Leave a Reply