Po u del qumështi i nënës nga hundës dhe s’do t’ia di njeri, shkon në 21 km radha e makinave në Kakavijë

Prej disa ditësh në pikën kufitare të Kakavijës është krijuar radhë e gjatë automjetesh që presin të kalojnë kufirin.
Ditën e sotme, situata paraqitet edhe më e rënduar sesa dje ku qindra qytetarë prisnin me orë të tëra në diell.
Bëhet me dije se radha e makinave që presin për të kaluar kufirin, tashmë e ka kaluar fshatin Jorgucat që është rreth 21 kilometra. Qytetarët në temperatura të larta janë të detyruar që të presin në radhë, ku disa prej tyre herë pas here shfaqin dhe probleme shëndetësore.
Për shkak të numrit të lartë ta makinave në këtë aks, është bllokuar trafiku në të dy anët e rrugës Jorgucat-Kakavijë.