Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Pak ditë më parë humbi të atin nga Covid-19, rrëqeth Çiljeta tregon momentet e fundit: I lashë këtë porosi

Pak ditë më parë Çiljeta humbi personin e saj të shtrenjtë, babain e saj, i cili ishte infektuar me Covid, por nuk arriti do ta fit ojë bet ejën me virusin.

Çiljeta Xhilaga i jep fund bashkëjetesës 3-vjeçare me futbollistin Alban  Hoxha, videoja që zbuloi tradhtinë

Lajmin e trishtë Çiljeta e dha përmes rrjeteve sociale me një postim tejet prekës. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, këngëtarja ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të atin dhe u shpreh se ende nuk e beson që i ati është ndarë nga jeta, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta.

Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç. Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vd ekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të v de kur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.