Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Merkel jep lajmin e keq për shqiptarët: Nëse nuk plotësohen kushtet nuk ka… ja afati

Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën 6-mujore të BE-së, dhe ndër prioritetet e shpalosur Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

Por në deklaratat e saj ka bërë përshtypje diferenca midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar ‘dhe ndoshta Shqipërisë”.

‘Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, tha Merkel. Por më shumë detaje se përse në fjalën e kancelares Shqipëria lihej me ndoshta ndërsa Maqedonia shqiptihej në menyrë afirmative ka dhënë përfaqësuesi i Gjermanisë në Tiranë.

I ka kujtuar jo pa qëllim edhe problemet me vjedhjen e votes: “Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara”. Së treti ai ka nënvizuar ngritjen e Gjykatës kushtetuese jo sipas orekseve te qeverisë por sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.