Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Lëkundje të lehta tërmeti në afërsi të Bulqizës

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Bulqizës.

Sipas të dhënave paraprake të EMSC-së, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, me thellësi 8 km.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 6 km në jug-lindje të Bulqizës dhe 40 km në lindje të Tiranës.

Lëkundjet u regjistruan rreth orës 19:41, por për shkak të fuqisë së ulët goditëse thuajse nuk janë ndjerë aspak.

Kujtojmë këtu që në 26 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, me epiqendër në afërsi të Durrësit, i cili u mori jetën 51 qytetarëve.

Leave a Reply