Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

E ka të afërmin shtruar në spital me Covid-19, shqiptari i shkruan letër me duart që i dridhen jashtë spitalit: Bëhu i fortë!

Gjendja psikologjike e pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID paraqitet tepër e rënduar. Këtë e dëshmojnë edhe 2 vetëvrasjet, një 29-vjeçar dhe një 65-vjeçar, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Pse vetëvriten pacientet tek spitali “Shefqet Ndroqi”?” | Politiko.al

Përveçse sëmundjes me të cilën luft ojnë çdo ditë, pacientët janë të detyruar të mos komunikojnë edhe me familjarët e tyre, gjë që iu shton edhe më shumë ankthin në këto ditë të vështira kur kanë nevojë për ngrohtësi më shumë se kurrë.

Nga ana tjetër edhe familjarët të shqetësuar për ditë të tëra presin në dyert e spitaleve që të marrin një lajm sidoqoftë i mirë apo i keq për të afërmit e tyre që janë shtruar në këto spitale.

Një situatë tejet prekëse është kapur gjatë ditës së sotme përpara spitalit ‘Shefqet Ndriqi’, ku një familjar po i shkruan të afërmit të tij një letër me dorë.

Kjo panoramë prekëse është shkrepur ditën e sotme jashtë kangjellave të këtij spitali, ku të afërmit presin me ditë të tëra në pritje që shëndeti i të afërmve të tyre të përmirësohet.

TELEFONATA E FUNDIT/ Zbardhet komunikimi i pacientit që u hodh nga spitali 'Shefqet  Ndroqi' me fqinjin: Më duket se ja hodha…s'do isha shtruar kurrë po ta dija  ç'bëhet këtu | Gazeta Dita