Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

“Çmendet” ministrja e Kulturës: Teatri ishte shpallur godinë pa vlera

Shembja e Teatrit në Shqipëri, shënoi një nga ditët më të errëta të artit në vend. Në sytë e shqiptarëve, si kusarë, natën, qeveria dhe bashkia prishën një nga godinat që mbante brenda saj një histori, e cila zor se mund të vijë më.

Kjo histori u duk e parëndësishme dhe pa vlera vetëm nga qeveria dhe oligarkët që do zotërojnë kullat në atë territor.

Për këtë pavlerësim, ka folur hapur Ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Përmes një interviste në Report Tv ajo ka deklaruar se teatri është shpallur një godinë pa vlera.

Është e turpshme që kjo deklaratë të vijë nga ministrja e Kultrës, e cila ka për detyrë të mbrojë çdo vepër historike.

Gjithashtu, vetëm ministrja quan pa vlera skenën ku kanë luajtur dhjetra artistë shqiptarë, të cilët janë sot figura të shquara të historisë së artit.

Margariti tha:

Është folur gjatë dhe ka një kakofoni për statusin e monumenteve. Teatri e ka pasur dramën e të mos qenit një monument kulture se i tillë ka qenë i ndërtuar dhe të gjithë ekspertët më të njohur janë shprehur në 2004 në momentin që ministria e Kulturës angazhoi një grup ekspertësh për të vlerësuar 150 objekte mes tyre dhe teatri. Ata e kanë shpallur gjithmonë një godinë pa vlera, si për aspekte teknike dhe historike.

Leave a Reply