Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Bum infeksionesh në Tiranë, zgjerohet harta edhe në 5 qytete

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rastet e reja të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Janë regjistruar 17 raste të reja në 24 orët e fundit nga të cilët dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 433.

Ndërkohë rritje të rasteve të reja të të infektuarve ka pasur në disa qytete të vendit duke filluar nga Tirana ku janë regjistruar 10 raste të rjea, Shkodra 3 raste, Puka 1 rast, Lushnja 1 rast, Kruja 1 rast dhe Durrësi, 1 rast.

Deklarata e zv. Ministers së Shëndetësisë, Mira Rakacolli:

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast.

Spërndarja e rasteve sipas qyteteve:

– Tiranë 209 raste

– Durrës 39 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 52 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

Leave a Reply