Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Besa Shahini: Viti shkollor mund të shtyhet me një muaj

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dha sot një intervistë televizive në të cilën njoftoi se nëse do jetë e nevojshme do shtyhet viti shkollor me një muaj.

Kjo nëse nuk arrihet rikthimi në shkolla në muajin maj.

Po ashtu Shahini njoftoi se është bërë pakt me universitetet për një mundësi shtryjeje për aplikim të maturantëve edhe në këtë rast me një muaj.

Ajo tregoi se në kushtet momentale nuk është nevoja për shtyrje por që në rast se do jetë e nevojshme do ketë shtyrje edhe të vitit shkollor edhe të procesit të regjistrimit të maturantëve në universitete.

Mesazhi i ministres së Arsimit, Besa Shahini:

Në një nga skenarët është edhe kjo e paraparë. Nuk është skenar që e pëlqejmë. Do donim të mbyllej viti në kohë, nëse jo në korrik, së paku nga korriku do donim që maturantët të kishin diplomat, për të filluar shkollën e lartë. Nëse nuk arrijmë t’i hapim shkollat në maj, duhet ta shtyjmë pak vitin shkollor. Maturantët i kanë zgjedhur lëndët që duan t’i bëjnë në maturë dhe kanë përzgjedhur ku duan të regjistrohen në fakultet. Nuk ka ndonjë konfuzion në lidhje me ato se ku aplikojnë maturantët dhe si shkon ky proces, e vetmja gjë që do vendosim, është nëse shtyhen datat e aplikimit për në universitet, që e kemi në dorë, universitetet kanë mirëkuptim se jemi në situatë pandemie. Nëse na shtyhet viti shkollor për një muaj, i shtyjmë datat e regjistrimit për në universitet. Në këtë pikë ku jemi nuk është e nevojshme, por nëse do të jetë, do t’i shtyjmë datat për aplikim në universitet.

Leave a Reply