Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Austria sot hapi dyqanet e vogla e nga 1 maji edhe qendrat tregtare

Është një kohë shumë e vështirë për shumë vende europiane. Kanë vd ekur me dhjetëra mijëra njerëz, me qindra mijëra janë infektuar, miliona kanë humbur vendet e punës e dhjetëra miliona janë mbyllur nëpër shtëpi.

Por fundjava që kaluam shënoi një pikë kthese për Italinë, Spanjën dhe Francën, të cilat panë ulje të numrit të të vd ekurve. Në Gjermani ra numri i personave të infektuar në total, dhe në Belgjikë, për herë të parë, personat që dilnin nga spitali ishin më të shumtë se ata që hynin.

Por beteja shëndetësore nuk ka mbaruar. Disa pjesë të Europës janë pak javë prapa për sa i përket përhapjes së virusit. Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Suedia i kanë shifrat ende në ngjitje.

Vetë kryeministri britanik, Boris Xhonson, e kaloi natën e mbrëmshme në spital dhe mbetet ende e paqartë se sa të tjerë do të infektohen. Fatkeqësisht, disa prej tyre do të vd esin.

Vini re. Kjo po kthehet në një strategji daljeje.

Kjo krizë nuk ka qenë vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike. Ministri i Financave në Francë, për shembull, njoftoi se vendi mund të shohë recesionin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tani duhet të përqendrohen se si do të rikthehen ekonomitë në vijë, sesi të hapen bizneset e të kthehen njerëzit në punë. Të gjitha këto, duke shmangur një rikthim të dytë të coronavirusit.

Qeveritë kanë nisur të punojnë për këtë synim. Franca, Spanja, Belgjika dhe Finlanda janë mes vendeve që kanë ngritur komitete ekspertësh për të studiuar një lehtësim të përshkallëzuar të kufizimeve të lëvizjes.

Austria u bë sot vendi i parë në BE që njoftoi se kur do të rihapë bizneset. Dyqanet e vogla do të hapin dyert që nga java që vjen, ndërsa qendrat tregtare më 1 maj.

Qeveritë po përpiqen të gjejnë një ekuilibër. Sa më gjatë të qëndrojnë të mbyllura ekonomitë thelbësore të një vendi, aq më të larta do të jenë bizneset e vogla që do të mbyllen. Dhe pasojat janë më të gjera. Sa më i lartë të jetë niveli i papunësisë, aq më shumë do të na kushtojë të gjithëve në vitet që vijnë.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ndikim ekonomik. Kufizimet kanë vendosur krijuar vështirësi edhe në gjendjen psikologjike. Në të gjithë botën janë shtuar rastet e dhunës në familje, ndërkohë që me miliona të rinj kanë pasur cungime me arsimimin. Çdo lehtësim i kufizimeve do të bëhet në mënyrë graduale.

Danimarka dhe Belgjika, për shembull, por mendojnë të vazhdojnë mësim me orë të përgjysmuara dhe madje me javë të përgjysmuara, që të ketë sa më shumë distancim social. Por jeta nuk pritet të kthehet në normalitet së shpejti. Nuk ka përgjigje të lehta dhe as një rrugë të qartë.

Dy gjëra kanë qenë të qarta. Së pari, të gjithë duhet të punojmë fort për të shmangur një rikthim të virusit për herë të dytë.

Dhe së dyti, periudhat e papërcaktuara të kufizimeve janë thjesht të papërballueshme.

Leave a Reply