Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Altin Goxhaj: Jemi përballë një shteti të paligjshëm, nuk quhet shtet por bandë

Çdo ditë në media qarkullojnë lajme të ndëshkimeve të policisë ndaj qytetarëve që thyejnë karantinën.

Ndër kundërshtuesit e këtij vendimi është avokati Altin Goxhaj i cili deklaron se gjobat dhe dënimet me burg janë pa kuptim dhe nuk shkruhen në asnjë fletore zyrtare.

Ai ka deklaruar se me ndryshimet që synohen të bëhen në kodin penal janë bërë tre veprime të paligjshme të cilat i ka argumentuar në një intervistë për Faxnews.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se po ndërmerr veprime që asnjë vend në botë nuk i ka marrë deri më sot si rasti i dënimit me 15 vite burg për shkelësit.

Avokati, Altin Goxhaj:

Kemi deklaruar se të gjitha fashat orare janë të paligjshme. E kam thënë dhe më parë që çdo gjobë është e paligjshme dhe të premten u botua në fletoren zyrtare. Çdo gjobë çdo sekuestrim, çdo dëmtim, që i ka bërë çdo biznesi është e paligjshme dhe çdo qytetari i lind e drejta që të hedh në gjyq qeverinë.

Jemi përballë një shtetit të paligjshëm që nuk mund të jetë më shtet, por një bandë. Rama ka vendosur që të paraqesë në Kuvend për ti futur në burg dhe për të hequr patentat, realisht në asnjë vend tjetër në botë nuk është vepruar kështu, me 15 vite burg është një absurditet. Kanë bërë nene vetëm se ti del nga shtëpia për të blerë bukë. Neni ai është. Këtë punë kush e përcakton. Në këtë sistem që ne kemi, ky thjeshtë po ndërton një burg të madh brenda burgut.

E para kanë bërë tre veprime të paligjshme, i pari është për të çuar me një procedurë të përshpjetuar një ligj që do të 3/5 e votave.

Kushtetuta e ndalon që një ligj për masat të jashtëzakonshme të merret në gjendje të jashtëzakonhsme. Do të punosh me ato ligje që ke pasi në një situatë të tillë mund të marrë vendime abusive.

Gramoz Ruçi në kundërshtim me ligjin ku ndryshimet miratohen me 3/5 ka futur me urdhër personal që të lejohen të futen këto ligje në parlament.

Leave a Reply