Revista Ora

Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.

Ai jetoi herë me bukë e pa bukë në mes të rrugës/ Kjo është historia e shqiptarit që punoi fort dhe mbaroi gjithë ato shkolla, tani ndihmon të varfërit

Tony- Jeton Selimi i lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut si shumë shqiptarë të tjerë do të haste në vështi rësi të mëdha, veçanërisht nga bul lizmi për faktin e të qenit shqiptar.

Tony-Jeton Selimi kreu studimet e larta për elektroteknikë në Zagreb të Kroacisë, por pas 1 viti me shpë rthimin e kon flikteve etnike që pasojnë me shpërbërjen e Jugosllavisë ishte i detyruar të shkonte në u shtri.

Por, ishte nëna e tij e cila vendosi që ta dërgonte Tony-in në Angli ku jetoi për shumë kohë si i pastrehë në rrugët e Londrës. Në vitin 1998 ai u diplomua në University College London, një ndër katër fakultetet më të forta të elektroteknikës dhe inxhinierisë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa filloi të zgjerojë karrierën si manaxher informatike në kompani të ndryshme private dhe shtetërore.

Sot Tony-Jeton Selimi është trajner i njohur botëror, mentor dhe ekspert i sjelljes për të ndihmuar njerëzit e suksesshëm, liderë në fusha të ndryshme, të cilët përballen me fobi, stres, probleme të identitetit apo edhe për marrëdhëniet personale. Ai është edhe autori i disa librave dhe dokumentarit të suksesshëm ‘Living my Ilussion’ duke fituar disa çmime ndërkombëtare si filmi-dokumentar më i mirë, në festivalin ndërkombëtar të filmit në Cardiff, si historia më e mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Amsterdam e në shumë vende të tjera të Evropës, deri në Hollywood.